Durrës, nis prishja e godinave të dëmtuara

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 10:32 | Aktualitet

Në qytetin e Durrësit kanë nisur prishjet e ndërtesave që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

https://youtu.be/XJjHIfXWPhs

Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, Haki Çako, sot do të prishen rreth 10 ndërtesa të dëmtuara gjatë tërmetit.

Asnjë zonë e Durrësit nuk është më pak e prekur se tjetra, teksa qindra ndërtesa mbajnë dëshminë e lëkundjeve të forta.

Nga përllogaritjet e para janë mbi 40 ndërtesa të planifikuara për t’u shembur në të gjithë qytetin, por numri mund të rritet. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos