Vranë një person dhe plagosën dy të tjerë, arrestohen 5 persona në Durrës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 09:08 | Kronikë
Vranë një person dhe plagosën dy të tjerë, arrestohen 5

Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të mbrëmjes të së premtes në lagjen nr.13, ku mbeti një person i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë të plagosur.

Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shtetasit K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës. Sipas policisë, këta persona dyshohen si autorë të ngjarjes ku mbetën të plagosur E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Po ashtu, u arrestuan edhe E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi"

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos