Durrës, nuk ka të sosur tragjedia për familjen Lala, ndërron jetë pjesëtari i nëntë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 21:20 | Aktualitet
Durrës, nuk ka të sosur tragjedia për familjen Lala, ndërron

Fatkeqësia për familjen Lala, që ka humbur 8  pjesëtare në zonën e ish-kënetës në Durrës për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, duket sikur nuk ka të sosur.

Një tjetër familjar i familjes, një grua me emrin Fiqirete Lala, mësohet se ka ndërruar jetë sot si pasojë e një infarkti, duke e çuar në 9 numrin e viktimave vetëm brenda kësaj familje.

Pikërisht sot ishte dita e përcjelljes në banesën e fundit për tetë anëtarët e familjes Lala.

Homazhet u zhvilluan paradite në pallatin e Kulturës të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, ku morën pjesë përveç të afërmve të familjes edhe qindra qytetarë të Durrësit. Pas homazheve, 8 trupat e së njëjtës familje janë përcjellë për në banesën e fundit.

I vetmi i që arriti të dilte i gjallë nga rrënojat e vilës 4-katëshe të familjes Lala, Ramë Lala, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore, u nis sot drejt Bolonjës për trajtim të specializuar mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos