Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, u cilësua nga Edi Rama si qeveria e Shqipërisë së pas 26 Nëntorit, deri në kapërcimin e krizës së shkaktuar nga tërmetet shkatërrimtare që u morën jetën 51 personave, pas secilës u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Kjo strukturë edhe pse jozyrtare do të jetë ura lidhëse e fondeve të mbledhura në mënyrë private në ndihmë të të prekurve nga tërmeti me qeverinë.
“Është një strukturë e cila nuk ka vulë dhe firmë, por ka vulën morale sepse gjithçka do të vendoset këtu do të marrë vulën e qeverisë, pa dyshime”, deklaroi kryeministri Rama.
Në krye të Komitetit do të jetë Arben Ahmetaj, Ish ministri i Financave.
“Ai do të ketë detyrën që të sjellë në çdo mbledhje propozimet dhe prioritet me të cilat duhet të merremi”, tha për figurën e Ahmetajt Rama.
Elvis Naçi, Arbër Hajdari, Marin Mema, banka të nivelit të dytë apo përfaqësues të biznesit, janë grumbulluesit më të mëdhenj të fondeve që janë dhënë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Te gjithë anëtarët e komitetit, do të bien dakord për një radhë veprimi mbi bazën e të cilit do të vihen në lëvizje edhe fondet e mbledhura nga aktorët e mësipërm për banorët e zonave të prekura nga tërmeti. Transparenca për investimet e ardhshme, kryesisht në banesa, do të bëhet në çdo mbledhje të komitetit, ku secili në njëfarë mënyre do të ruajë paratë që ka grumbulluar vetë. (A2 Televizion)