Rrënoja, shirita policie dhe një shkëlqim
në rënie. Është ky peizazhi që na serviret në lagjen 13 të Durrësit, që në këtë
fund nëntori duket se ka ndryshuar pamje.
Të paktë janë ata që kanë mbetur në zonën e
plazhit, ku tërmeti shkatërrimtar nuk u ka kursyer as banesat e tyre. E për
shkak të rrezikut, një pjesë e banorëve detyrohen të qendrojnë jashtë në qiell
të hapur, e disa prej tyre shohin të afërmit si zgjidhjen e vetme për t’u
strehuar.
Kafenetë dhe ndonjë market në të rrallë janë
ndër të paktat biznese funksionale, të vetmet pika takimi në këto ditë dimri jo
të zakonta për Durrësin.
Në Durrësin turistik entuziazmi ka humbur, por
shpresa për t’ia nisur sërish nga fillimi, duke lënë pas atë betejë të egër me
natyrën, është e madhe.
(A2 Televizion)