Dvorani, shkresë në KLGJ për vendet e lira në Apel

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 15:12 | Aktualitet
Dvorani, shkresë në KLGJ për vendet e lira në Apel

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, kërkon informacion nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për vendet e lira në gjykatat e Apelit në vend. Përmes një shkrese të dërguar në KLGJ, Dvorani kërkon të dijë pozicionet vakante, para se të shprehet nëse ka interes për të vijuar karrierën në gjyqësor në nivel Apeli.

Burime pranë KLGJ bënë me dije se ende nuk i është kthyer një përgjigje ish-gjyqtarit të lartë, ndërkohë që mbledhja e radhës e Këshillit pritet të mbahet këtë të enjte. Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë në 11 qershor me një vendim të KLGJ-së, gati 7 vjet pasi kishte përfunduar mandatit. Sipas ligjit, ai mund të shprehë pëlqimin për emërim në një gjykatë Apeli.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos