Dwamena mban në lojë rrogozhinasit, Egnatia kthehet me barazim nga Armenia

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 19:22 | Futboll

Debutimi në Europë ka nisur me një barazim, që jep shpresë për kualifikim në raundin e dytë të Conference League për rrogozhinasit e Egnatias.

Ndeshja e parë e turit të parë që u luajt në FFA Academy Stadium të Yerevan-it, nisi në dishezë për rrogozhinasit, pasi Ararat e mbylli pjesën e parë në avantazh, me golin e Aleao në minutën e ’36.

Egnatia rrezikoi portën e vendasve me sulmuesin Dwamena dhe Kasën, por pa rezultat.

Djemtë shqiptarë zbritën në fushë më shumë këmbëngulës në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 7-të të shtesës, nga Dwamena.

Takimi i kthimit ku do të vendoset edhe fati i kualifikimit do të luhet me 20 korrik në impiantin “Elbasan Arena”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos