Falsifikuan teste Covid për të udhëtuar në vendet e BE, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 12:50 | Kronikë
Falsifikuan teste Covid për të udhëtuar në vendet e BE,

Ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve në operacionin “Shtegtimi”. Policia njofton se ka arrestuar një 18- vjeçar me iniciale O. Gj., i cili në bashkëpunim me 4 personat e tjerë të arrestuar 3 ditë më parë, kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ për t'u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kundrejt përfitimit.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t'u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thekson se po vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos