Dy arsyet për të cilat shqiptarët po largohen nga vendi

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 21:10 | Sociale
Dy arsyet për të cilat shqiptarët po largohen nga vendi

Edlira Çepani, përfaqësuese e shoqërisë civile, deklaroi në një lidhje me studion e “A2 Business” se kemi të bëjmë me një “situatë alarmante, që për mendimin tim nuk po diskutohet mjaftueshëm në Shqipëri”, duke iu referuar emigrimit.

“Në vitet 2000, kur unë u ktheva nga studimet jashtë shtetit, ishin vetëm 5% e të rinjve që donin të ktheheshin në Shqipëri pas përfundimit të studimeve në vende të huaja. Vitet e fundit po shohim se si përqindja e emigracionit në Shqipëri është rritur në masë shumë të madhe dhe nuk prek më vetëm të rinjtë, por edhe shtresën e mesme. Kjo gjë ndikon edhe në ekonomi. Ka emigracion për punë, ka emigracion të detyruar, siç është ai i vendeve në luftë, i treti është trafikimi i njerëzve dhe i katërti emigracioni mjedisor. Në Shqipëri, emigracioni ndodh për dy arsye: ekonomike dhe fatkeqësisht për arsye sociale, pasi njerëzve u mungon shpresa dhe shërbimet bazë. Këta persona të shtresës së mesme që largohen kanë të ardhura të mjaftueshme dhe të integruar mirë në tregun e punës, por ikin për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, u shpreh Çepani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos