Dy ndeshje të Ligës së Kombeve këtë të diel kanë dhuruar dy autogola me të vërtetë qesharakë.
I pari është realizuar në takimin mes Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku mbrojtësi i ekipit vendas, pa e parë fare vendndodhjen e portierit, kthen një top në drejtim të portës, i cili kalon vijën fatale.
E nëse në këtë rast faji më i madh peshon te mbrojtësi, në ndeshjen Izrael-Çeki, gabimi trashanik vjen nga portieri i ekipit vendas, të cilit i kalon topi poshtë këmbës e më pas përfundon në rrjetë. (A2 Televizion)