
Një nga qendrat e mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshit, u shpreh pas barazimit pa gola ndaj Kazakistanit se Shqipëria humbi dy pikë në këtë takim, pasi luajti mirë dhe krijoi shumë.
Për Gjimshitin, Kombëtares në këtë takim i mungoi vetëm goli.
“Humbëm dy pikë ndaj Kazakistanit, pasi patëm shumë raste dhe gabuan te goli. Mendoj se na mungoi vetëm goli dhe jo grinta, pasi pati duele të forta. Edhe kundërshtarët luajtën fort”, tha Gjimshiti. (A2 Televizion)