Erkand Qerimaj u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes. Shkodrani fitoi medaljen e artë në Europianin për të rritur që po zhvillohet në Tiranë, eventi i parë madhor i organizuar në vendin tonë. Edhe pse garoi në baterinë B, me 150 kg të ngritura, Qerimaj përfitoi nga gabimet e shumta në baterinë A, aty ku edhe Briken Calja ishte i pafat, pasi u dëmtua në shpatull dhe nuk realizoi asnjë provë në shkëputje. Menjëherë pas medaljes se arte europiane, Erkand Qerimaj konfirmoi strategjinë fituese dhe zbuloi emocionet e triumfit ne eventin e organizuar ne Tirane, duke shënuar edhe një karriere te jashtëzakonshme: plot dy dekada me medalje, trofe dhe rezultate te larta. (A2 Televizion)
Dy dekada me medalje, Qerimaj shpjegon strategjinë dhe emocionet e titullit europian
