All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dy dronë ukrainas i drejtohen Moskës, Kremlini: U shmang sulmi terrorist

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 07:40 | Bota
Dy dronë ukrainas i drejtohen Moskës, Kremlini: U shmang sulmi
All - Paragraf - 1

Rusia deklaroi në orët e para, të mëngjesit të së mërkurës, se arriti të shmangë një tjetër sulm terrorist nga ana e Kievit që kishte si synim Moskën.

Gjatë një konference për shtyp, Ministria e Mbrojtjes informoi publikun rus se sistemi mbrojtës antiajror arriti të rrëzojë dy dronë të mbushur me eksploziv që po hynin brenda hapësirës ajrore të kryeqytetit.

All - Paragraf - 3

Mjetet fluturuese pa pilotë shpërthyen në ajër pa shkaktuar dëme materiale apo të lënduar.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara bënë me dije se në javën e ardhshme do të dërgojë armatim të ri në Ukrainë për të vijuar me kundërofensivën e saj.

Një ditë më parë, britanikja “The Times”, shkroi duke cituar burime ushtarake se Kievi, aktualisht, ka sistemin e mbrojtjes ajror më të mirë në botë, kjo falë ndihmës së Perëndimit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos