All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Historia e tmerrshme, u rrëmbye dhe u mbajt si skllave seksi për 14 vite

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 21:42 | Bota
All - Paragraf - 1

Një histori si në filmat horror vjen nga Rusia. Një grua është mbajtur si skllave seksi për 14 vite me radhë, përpara se të arratisej në moshën 33-vjeçare.

Ajo u rrëmbye nga 51-vjeçari Vladimir Cheskidov, i cili tashmë akuzohet për përdhunimin e Ekaterina Belyankina me mijëra herë dhe për mbajtjen kundër dëshirës së saj në shtëpinë e tij të vogël në fshatin Smolino.

All - Paragraf - 3

Sa herë që rrëmbyesi dilte nga shtëpia, e lidhte vajzën në pozicion kryqëzimi. Gjithashtu, ai i mbyllte gojën që të mos bërtiste dhe të kërkonte ndihmë.

Burri i çmendur u arrestua vetëm javën e kaluar, pasi Ekaterina arriti të arratisej kur ai ishte i dehur.

Hetuesit gjetën në shtëpinë ku vajza mbahej peng imazhe pornografike të varura në mur dhe shumë lodra seksi, me të cilat vajza mendohet se është torturuar.

All - Paragraf - 6

Cheskidov dyshohet se ka vrarë edhe një grua tjetër në shtëpinë e tij, në vitin 2010, pasi kocka njeriu u gjetën përreth pronës së tij. Ekaterina ka thënë se ka qenë dëshmitare e vrasjes së saj dhe u kërcënua nga Cheskidov se nëse nuk do t’i bindej, do të pësonte të njëjtin fat.

Bashkë me 51-vjeçarin, si bashkëpunëtore në rrëmbimin e Ekaterinës akuzohet edhe nëna e tij, 72-vjeçarja Valentina Cheskidova, e cila në gjyq tha: “Ajo jetonte si mbretëreshë. Askush nuk e mbajti me zor. Jetoi me ne me dëshirën e saj. Ne i mbajmë dyert hapur në shtëpinë tonë. Mund të hysh e mund të dalësh kur të duash”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos