Dy “engjëj” zbarkojnë në plazhin italian

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 20:15 | Showbiz

Bella Hadid dhe Hailey Bieber, dy nga modelet më të famshme në botë, janë bërë bashkë për të shijuar mrekullitë e Mesdheut, pas periudhës së izolimit nga koronavirusi.

Dy supermodelet 23-vjeçare janë fotografuar në një jaht në Sardenja të Italisë të martën. Daily Mail shkruan se Bella dhe Hailey arritën në ishull mëngjesin e së martës me një avion privat.

Hailey zgjodhi këtë herë të pushojë me shoqen e saj, duke e lënë në “shtëpi” bashkëshortin Justin Bieber.

Sigurisht, me dy nga modelet më të kërkuara në botën e modës, Sardenja ishte më e bukur këtë të martë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos