Dy njerëzit më të pasur në botë janë sërish në “luftë”

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 20:30 | Bota
Dy njerëzit më të pasur në botë janë sërish

SpaceX dhe Amazon, kompanitë e drejtuara nga dy burrat më të pasur në botë,  Elon Musk dhe Jeff Bezos janë sërish në “luftë”.

Blue Origin, kompania e Jeff Bezos, po kundërshton vendimin e NASA-s për të lidhur një kontratë 2.9 miliardë dollarëshe me SpaceX, kompania e Elon Musk, për të ndërtuar anijet kozmike që do të ulin astronautët e ardhshëm në hënë.

Mosmarrëveshja përqendrohet specifikisht te programi Landing Human të NASA-s (HLS) i cili fillimisht kishte për qëllim që të paktën dy kompani të sektorit privat të konkurronin për të ndërtuar anijen kozmike që do të transportojë astronautët në sipërfaqen e hënës për misionet e ardhshme.

Në fillim të muajit, NASA bëri njoftimin surprizë se do të bashkëpunonte me SpaceX si kontraktori i vetëm për projektin, duke përmendur kostot si një arsye kryesore për vendimin.

Bob Smith, drejtori ekzekutiv i Blue Origin, tha se vendimi i NASA ishte i gabuar sepse gjykoi keq avantazhet e propozimit të Blue Origin dhe minimizoi sfidat teknike në SpaceX.

Ndërkaq lufta vijoi edhe në Twitter, ku Elon Musk iu referua modelit të propozuar nga Blue Origin si “Blue Balls”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/27/lufte-mes-dy-njerezve-me-te-pasur-ne-bote-pse-po-ndodh/
https://a2news.com/2021/03/23/fotografia-e-rralle-e-musk-dhe-bezos-17-vite-me-pare-cfare-fshihet-pas-takimit-te-dy-njerezve-me-te-pasur-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos