Dy orë diskutime për Shqipërinë në Komisionin e Venecias

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 12:10 | Politikë
Dy orë diskutime për Shqipërinë në Komisionin e

Dy orë diskutime i janë rezervuar Shqipërisë të premten e 12 tetorit në Komisionin e Venecias.

Taulant Balla do të përballet me përfaqësuesit e presidencës për ligjshmërinë e dekreteve të tij për zgjedhjet e qershorit.

Ndërsa Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve do parashtrojë qasjen e mazhorancës për ligjin e pronave. Nisma që ka mbetur prej disa vitesh ne sirtarët e Kuvendit, prek titujt e pronësisë të marra sipas ligjit 7501.

Nën-Komisionet për të Drejtat Themelore, pakicat kombëtare dhe barazinë gjinore, do ta risikojë këtë projekt-opinion që një ditë më parë në 10 tetor.

Votimi, pasi të jenë marrë në konsideratë dhe qasjet e palëve të përfshira, për të 2 çështjet që prekin Shqipërinë do të bëhet në ditën e fundit të sesionit plenar. Por palës shqiptare do t’i duhet të japë dhe llogari se si ka zbatuar rekomandimin për ligjin e iniciativave qytetare, për ligje qoftë apo për referendum. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/
https://a2news.com/2019/09/28/opinioni-i-venecias-meta-drafti-i-parendesishem-nuk-trembet-luani-i-arte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos