“Mazhoranca të mos bëjë lojëra me çështjen e shkarkimit të presidentit”

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 21:54 | Politikë
“Mazhoranca të mos bëjë lojëra me çështjen

N.Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Alban Zeneli ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me këtë proces që ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zeneli ka kërkuar nga anëtarët e këtij komisionin që i gjithë procesi i hetimit, shqyrtimit dhe analizimit të konkluzioneve duhet të kryhet me integritet, pasi ky komision mbart një përgjegjësi të madhe që do hyjë në histori.

“Legjitimiteti i punës së këtij Komisioni varet rreptësishtë nga integriteti mbi të cilin zhvillohet i gjithë procesi i hetimit, shqyrtimit, krahasimit, analizimit dhe mbërritjes në konkluzione. Nuk është një gjë që ndodh çdo ditë e shpesh, për një shtet, nisja e procedurës së shkarkimit të një Presidenti. Gjithçka që bëjmë ne sot, mbart një përgjegjësi të lartë shtetërore, kushtetuese, ligjore, institucionale, politike dhe njerëzore sepse do të hyjë në librat e historisë”, shkruan Zeneli.

Më tej, deputeti opozitar Zeneli i bën edhe njëherë mazhorancës në parlament që të heqë dorë nga lojërat me çështjen e shkarkimit të presidentit, pasi opozita parlamentare nuk do ta lejojë.

“Ta harrojë Partia Socialiste se mund të bëjë lojëra politike me këtë çështje e të tjera çështje në Kuvend, duke na konsideruar neve deputetëve të opozitës si të mirëqenë dhe si shtojcë e pakonsiderueshme. Tani edhe opozita në Kuvend po rimblidhet, po riorganizohet dhe do të jetë e fortë dhe ballore. Askush të mos guxojë ti bëjë llogaritë pa ne deputetët e Opozitës në Kuvend”, përfundon Zeneli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos