
Në orën 18:30 në “Air Albania” luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sezonit që mund të vendosi fatin e titullit kampion. Me vetëm dy pikë diferencë nga njëra-tjetra, të dyja ekipet do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin.
Në një takim të tillë me kaq interes, “Fanatics”-at e Tiranës janë futur në stadium dy orë para nisjes së ndeshjes.
Partizani vjen me moralin e lartë pasi ka fituar 3 ndeshjet e fundit dhe do të rreshtohet në fushë me formacionin më të mirë. Ndërkohë nuk mundtë thuhet e njëjta gjë për Tiranën kryesuese, që bënë llogaritë pa pesë lojtarë të rëndësishëm. Patrik dhe Nikqi janë të dëmtuar, ndërsa Behiratçe, Hila dhe Hasani, të pezulluar.
Aktualisht, bardheblutë kryesojnë Superioren me 59 pikë, dy më shumë se të kuqtë e Partizanit. (A2 Televizion)