Enkelejd Alibeaj dërgoi të dielën në mbrëmje listën me anëtarët e KZAZ-ve ne emër të Partisë Demokratike. Kjo është lista e dytë që i shkon KQZ-së në emër të PD-së pasi ditën e premte, Ivi Kaso, që përfaqëson grupimin e Sali Berishës dërgoi një listë tjetër me emra. Këto zhvillime të fundit brenda PD-së, i komentoi në “Ditari” në A2 CNN, deputeti Lefter Gështenja. Ndër të tjera, Gështenja sqaroi se grupi zyrtar, pra ai i Alibeajt, duhej të dërgonte listën në KQZ pasi në të kundërt “komisionerët i mbeteshin në dorë Edi Ramës.” (A2 Televizion)
Dy PD-të në KQZ, Gështenja: Nëse grupi zyrtar nuk depozitonte listën, komisionerët i mbeteshin Ramës
