Dy prindër shembullorë

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 16:21 | Aktualitet

Pamje të rralla nga foleja e një çifti shqiponjash në Luginën e Arinjve në Kaliforni, tregojnë se si kujdesen për vezën që shpresojnë të shndërrohet në një zog. Biologët e Universitetit të Kalifornisë u gëzuan pa masë kur panë se më në fund shqiponjat kokëbardha, shpendi simbol i Shteteve të Bashkuara, po shtoheshin. Një tjetër vezë pritet të vijë së shpejti, ndërsa shqiponjat shihen në pamje se si ndajnë detyrat prindërore duke u koordinuar në mënyrë të përkryer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos