Dy sulme kamikazë tronditin Bagdadin, dhjetëra të vdekur

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 10:38 | Bota
Dy sulme kamikazë tronditin Bagdadin, dhjetëra të vdekur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në dy sulme kamikaze që tronditën Bagdadin, mëngjesin e sotëm.

Forcat e sigurisë thonë se ata i ndoqën dy sulmuesit para se të hidheshin në erë. Sulmi me bombë vetëvrasëse ndodhi në një zonë tregtare të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Irakut, thanë zyrtarët.

Ky ishte sulmi i parë vetëvrasës që goditi Bagdadin në gati dy vjet, që nga qershori 2019, në të cilën shumë njerëz humbën jetën.

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit. Por, Shteti Islamik (IS) ka kryer shumë sulme të ngjashme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos