
Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 406 001, duke tejkaluar 405 399 viktimat mes ushtarëve dhe civilëve amerikanë në Luftën e Dytë Botërore (shifra zyrtare e Departamentit për veteranët).
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 24 434 284.
Shtetet e Bashkuara dje regjistruan 4229 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, i cili është niveli i dytë më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë. Po dje u konfirmuan 178 255 raste të reja, duke e çuar totalin e infeksioneve në 24 434 283.
Deri më tani, të paktën 35 990 150 doza të vaksinave janë shpërndarë në vend.
SHBA mban vendin e parë në botë sa i përket rasteve të pandemisë, për të cilën presidenti Joe Biden është zotuar se do ta luftojë atë. Në lëvizjen e parë të marrjes së detyrës Biden nënshkroi urdhrin për të mbajtur maska dhe distancimin shoqëror.
Ai do të japë 20 miliardë euro për vaksinimin e amerikanëve, përfshirë ngritjen e qendrave të vaksinimit në masë, dhe dërgimin e njësive të lëvizshme në zona të largëta. Ndërsa e cilëson një dështim strategjinë e vaksinimit të paraardhësit të tij, Biden premton të imunizojë 100 milionë njerëz në 100 ditët e para në pushtet. (A2 Televizion)