Dy të plagosur me armë në Kosovë, qëllohet nga një mjet në lëvizje

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:29 | Kosova
Dy të plagosur me armë në Kosovë, qëllohet nga një

Dy persona, një prej të cilëve i mitur kanë mbetur të plagosur në Drajkovc të Shtërpcës pasi u qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje.

Sipas Policisë së Kosovës, dy serbët kanë qenë duke ecur në zonën e Shtërpcës teksa nga një makinë që po qarkullonte në drejtim të Ferizajt është qëlluar me armë zjarri.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Dy të plagosurit një 21 vjeçar dhe një 11 vjeçar fillimisht u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe më pas u transferuan me autoambulancë në spitalin e Graçanicës.

Aktualisht rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes, ndërkohë që autori u arrestua pas disa orësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/06/plagosja-e-dy-serbeve-ne-kosove-lista-serbe-duan-te-vrasin-te-pafajshem-reagon-dhe-kurti/
https://a2news.com/2023/01/06/plagosja-e-dy-serbeve-ne-kosove-rikthehen-bllokimet-e-rrugeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos