Dy tërmete në pak minuta, lëkundje të lehta në Durrës e Tiranë

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 18:01 | Aktualitet

Dy tërmete me magnitudë relativisht të ulët janë regjistruar këtë të diel në vendin tonë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti i parë ishte me magnitudë 3,2 i shkallës rihter, me epiqendër 9 kilometra në verilindje të Shijakut, në orën 17:25 minuta.

Vetëm 3 minuta më pas është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë, 2,7 i shkallës rihter, me epiqendër të njëjtë me tërmetin e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos