Dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit, dridhet toka në Indonezi

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 07:58 | Bota
Dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit, dridhet toka në

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Indonezinë në orët e para të mëngjesit, duke detyruar qindra banorë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të dalin në rrugë.

Tërmet me magnitudë 6.1 dhe 5.8 Rihter u regjistruan me një distancë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri dhe kishin si epiqendër zonën e Kepulauan Batu.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale, teksa është tërhequr dhe alarmi për ndonjë tsunami të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos