All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dy vjet pas tërmetit në Durrës, 100 familje ende në pritje të riparimeve

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 12:27 | Aktualitet
Dy vjet pas tërmetit në Durrës, 100 familje ende në pritje
All - Paragraf - 1

Ndërsa po mbushen dy vjet nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019, në Durrës ka ende familje që nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me apartamentet e tyre.

I tillë është edhe rasti i një pallati në lagjen 12 të qytetit bregdetar. Në këto rrethana, përfaqësitë e familjeve kanë kërkuar shpjegime edhe në bashkinë e Durrësit, por deri më tani askush nuk u ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e pezullimit të punimeve, ndërsa nuk kanë përfituar as bonuset e qirasë.

All - Paragraf - 3

Pallati në lagjen 12 nuk është i vetmi në Bashkinë e Durrësit që ende nuk është riparuar. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Këshilli Bashkiak vendosi prishjen e disa shkollave të cilat u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos