
Ardi Veliu nuk arriti ta përmbushte të plotë mandatin 5-vjeçarnë krye të Policisë së Shtetit, duke u larguar pas afro 4 vitesh nga ky post. Kryepolici i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, përmes një letre, ku kërkon dorëheqjen, për t’iu përkushtuar më shumë familjes. Mes të tjerave, në letër Veliu përmend protestat e dhunshme që iu desh të menaxhonte në krye të Policisë. Një prej këtyre protestave ishte ajo pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, ku pjesëmarrësit kërkonin largimin e tij.
Në përgjigje të zërave të zemëruar nga kjo vrasje, kryeministri nuk largoi Veliun, por largoi Sandër Lleshajn, duke sjellë Ministrin e ri të Brendshëm.
Bledi Çuçi u pyet në komisionin e ligjeve për shkarkimin ose jo të Veliut, por nuk dha përgjigje tëprerë.s
Vrasja e Klodian Rashës ishte kulmi i pakënaqësisë ndaj Ardi Veliut, por protestat e njëpasnjëshme të opozitës që u menaxhuan gjithashtu prej tij dhe akuzat për gazin lotsjellës që u hodh ndaj demonstruesve, e shoqëruan gjatë në karrierën si kreu i policisë së shtetit, që e nisi zyrtarisht më 5shkurt të vitit 2018. Të tjera akuza që pasojnë për menaxhimin e strukturës së policisë, që vijnë kryesisht nga opozita dhe mediat, janë ato të rreshtimit të policisë përkrah qeverisë, në fushata zgjedhore, keqmenaxhim të luftës kundër trafikut të drogës apo emigracionit të paligjshëm, mos zbardhjen e vrasjeve të bujshme dhe paaftësi që të ndërhyrë në aktivitete të paligjshme. Madje kjo efundit detyroi Ramën që në korrik të këtij viti të linte një afat 100-ditësh.
Rama postoi në tëitter letrën për dorëheqje, duke ia lënë vendin e hapur si oficer karriere në polici. Para se të bëhej kryepolic i Shqipërisë, Ardi Veliu drejtoi policinë rrugore të Tiranës e më herët në Akademinë e Sigurisë dhe në disa komisariate të vendit.
Kandidatët për postin e lënë bosh janë disa, por më favoriti mbetet shefi aktual i antiterrorit, Gledis Nano, i promovuar së fundmi për risjelljen në Shqipëri të disa fëmijëve dhe grave që ndodheshin në Siri. (A2 Televizion)