
Në selinë e Kryegjyshatës Botërore është promovuar libri “Dyert e Hapura të Mallakastrës”. Libri trajton historinë e bektashizmit dhe qëndrimet e Kryegjyshërve Dede Ahmet Myftari dhe Dede Reshat Bardhi, në një nga periudhat më të vështira të Shqipërisë, atë të komunizmit.
Për publicistin Besnik Mustafaj është e domosdoshme që brezat e rinj të informohen mbi historinë e bektashizmit.
Autori Syrja Xhelaj tha se libri ishte një përmbledhje e disa fakteve mbi këto figura te rëndësishme të bektashizmit. (A2 Televizion)