“Dyshoj për vaj në rrugë”, aksidentohet kamioni në Pogradec, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 17:28 | Kronikë

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Piskupat.

Drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përfunduar në mes të rrugës, duke e bllokuar qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zhvendosjen e kamionit. Drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.

Në dëshminë e tij për grupin hetimor u shpreh se humbi kontrollin pa e kuptuar dhe se ka dyshime për vaj në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos