
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe të bashkëpandehurve të saj, të akuzuar për "korrupsion".
Hoxha u arrestua në shkurt të këtij viti bashkë me 9 persona të tjerë. SPAK dyshon se ajo përfitonte ryshfet nga 6-12 mijë euro për uljen e dënimit të të dënuarve të Fushë-Krujës, skenë nga e cila janë liruar para kohe Endrit Dokle, Hekuran Billa e Ilir Paja.
Njëkohësisht GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që në rast fajësie i siguron të pandehurit uljen e një të tretës të masës së dënimit. (A2 Televizion)