I dënuar për grabitjen e një banke në Greqi, ekstradohet Afrim Kocaqi

Nga A2 CNN
10 Tetor 2021, 10:56 | Kronikë
I dënuar për grabitjen e një banke në Greqi, ekstradohet

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet greke kanë ekstraduar drejt vendit tonë 44 vjeçarin Afrim Kocaqi (Muço).

Ky shtetas, në vitin 2011, ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues, për këtë arsye ai akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Afrim Kocaqi sapo ka përfunduar një dënim në Greqi, pasi në vitin 2011, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, grabiti me armë një bankë në Egjira.

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, Afrim Kocaqi u ekstradua drejt Shqipërisë për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga autoritetet tona gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos