Kontrabanda e medikamenteve, Gjykata liron nga burgu 6 të akuzuarit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 12:27 | Kronikë
Kontrabanda e medikamenteve, Gjykata liron nga burgu 6 të akuzuarit

Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 6 personat e arrestuar nga operacioni "Përfitimi". Masa e sigurisë "arrest shtëpie" u caktua për Blerim Bitrin, Florian Markun, Margarita Xhaxhiun, Jani Papulin, Florian Lilan dhe Bashkim Osmanin.

Në seancë prokuroria kërkoi për ta masën e "arrestit në burg". Sipas prokurorisë, ata dyshohet se gjatë periudhës së Covid-19, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

https://a2news.com/2021/10/08/tirane-abuzime-ne-fushen-farmaceutike-operacion-i-policise-dhe-prokurorise-6-te-arrestuar/

Mbi ta rëndon akuza e “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos