E ardhmja zikaltër, nga Conte te skuadra, Interi kërkon të ruajë “boshtin”

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 15:06 | Futboll
E ardhmja zikaltër, nga Conte te skuadra, Interi kërkon të

Titulli ishte projektuar prej javësh, por tashmë që e ka zyrtarisht në duar, Inter ka nisur menjëherë të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe mbi të gjitha, asaj me të cilën do të përfaqësohet në Champions League.

Objektivi numër një i presidentit Marotta, është konfirmimi i Antonio Conte-s në stol, gjë të cilën Marotta e konsideron në shina, duke parë “kiminë” mes trajnerit italian, tifozëve dhe klubit zikaltër.

Puna për të bindur Conte-n nuk duket të jetë dhe aq e vështirë për drejtuesit e Inter, nisur nga fakti që italiani paguhet 12 milionë euro në sezon dhe pak skuadra kanë interes të nënshkruajnë metë. Edhe Tottenham ka pasiguri t’ia besojë skuadrën Antonio Conte-s pas epokës Mourinho-s.

Me qëndrimin e Conte-s, Inter do të ruante boshtin e skuadrës që arriti te titulli, por gjithsesi merkato është e domosdoshme jo vetëm për përforcimin e ekipit, por edhe në dublimin e roleve. Handanovic, sipas presidentit Marotta, jep garanci në portë. Lukaku-Martinez është dyshja e paprekshme, por Inter kërkon një sulmues të denjë për t’i zëvendësuar dhe alternativë kryesore është Edin Dzeko, nëse boshnjaku lirohet nga kontrata me Romën në fund të sezonit.

Rodrigo De Paul, mund të jetë goditja e vërës, kapiteni i Udinese-s për të cilin Inter kërkon të sakrifikojë 35 milionë euro, duke parë pozicionet e shumta ku mesfushori mund të vendoset në fushë. Hakimi është më i rrezikuari për t’u larguar, me Realin e Madridit që ka të drejtë të ushtrojë rikthimin nga huazimi. Gjithsesi, mes hyrjeve dhe daljeve, çështja më e rëndësishme tek Inter është stabiliteti financiar me klubin që mbetet kërkim të një partneri të fuqishëm për të bërë investimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos