Festivali i San Remos është padyshim një nga eventet më të ndjekura në Itali dhe jo vetëm, nga ata që pëlqejnë muzikën e lehtë italiane. Edicioni i këtij viti do të jetë edhe më i rëndësishëm, nga momenti që do të festohet edicioni i 70 i tij.
Por krahas këngëtarëve në garë dhe yjeve ndërkombëtare që do të marrin pjesë, drejtuesi i këtij viti, prezantuesi i njohur Amadeus, në konferencën e tij për shtyp dha një lajm befasues edhe për publikun shqiptar, që tradicionalisht ndjek i shumtë netët e festivalit.
Alketa Vejsiu Alketa Vejsiu Alketa Vejsiu Diletta Leotta Diletta Leotta Diletta Leotta Diletta Leotta Diletta Leotta me CR7 Diletta Leotta Diletta Leotta Diletta Leotta Diletta Leotta Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez me CR7 Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez Georgina Rodriguez Monica Bellucci Monica Bellucci
Krahas prezantuesit zyrtar, dhe nëntë grave të tjera të njohura, si Monica Bellucci, Antonella Clerici dhe gazetarja sportive Diletta Leotta do të jetë edhe Alketa Vejsiu, në rolin e bashkëprezantueses të një nga katër netët e garës.
Alketa do të jetë protagoniste gjatë natës së tretë, në 6 shkurt, së bashku me një emër shumë të njohur në gjithë botën, Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos.
Jo pak nga gazetarët italianë kthyen kokën të njëri tjetri kur dëgjuan emrin e shqiptares së panjohur prej tyre, por Amadeus thuri fjalët më të mira për aftësitë e shqiptares.
Dhe surprizat e këndshme për shqiptarët nuk mbarojnë këtu. Një ditë pas Vejsiut, një tjetër shqiptare do të jetë në skenën madhështore të San Remos. Bëhet fjalë për “yllin” Dua Lipa, një emër që padyshim njihet gjerësisht nga publiku italian. (A2 Televizion)