Çmimet “Oscar” përsëri pa prezantues

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 16:34 | Showbiz
Çmimet “Oscar” përsëri pa prezantues

Edhe këtë vit, ceremonia e Çmimeve “Oscar” nuk do të ketë një prezantues. Vendimin e bëri të ditur për publikun Presidenti i “ABC Entertainment” Karey Burke.

Ai tha se vendimi ishte marrë për shkak se shfaqja kishte funksionuar më së miri vitin e kaluar në këtë mënyrë. E vjetshme ishte hera e para që spektakli madhështor që nderon më të mirët e kinematografisë zhvillohej pa prezantues, që prej vitit 1989.

Vitin e kaluar, Çmiet “Oscar” do të prezantoheshin nga Kevin Hart, por ai u largua pas disa postimeve të vjetra në Twitter që shkaktuan kritika. Nuk dihet nëse largimi i tij ndikoi, por vitin e kaluar shifrat e audiencës u përmirësuan. Ceremonia e vitit të kaluar u ndoq nga 29,6 milionë shikues, 12% më shumë se një vit më parë.

Këtë vit, ceremonia do të zhvillohet në 9 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos