
Tashmë pritet njoftimi zyrtar që Xavi të rikthehet te Barcelona, por këtë herë si trajner pasi ka shkëlqyer si lojtar me katalanasit.
Bëhet e ditur se këtë të premte, Xavi ka arritur marrëveshjen me klubin nga Katari Al Sadd për t’u larguar në drejtim të Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga administratori i klubit nga Kuvajti, sipas të cilit, Barcelona do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës. “Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al Sadd”, ka thënë Al Ali.
Pas largimit të Koeman, Barcelona po drejtohet përkohësisht nga Sergi Barjuan. (A2 Televizion)