
Dy shqiptarë në garë për golin më të bukur të javës në Europa League.
Myrto Uzuni, me rrjetën e shënuar për Ferencvaros kundër Celtic dhe Mërgim Berisha i Fenerbahce, janë përfshirë nga UEFA në garën për rrjetën më të bukur të ndeshjeve të katërta në grupe.
Në garë me dy yjet shqiptarë janë edhe Feghuli i Galatasarayt dhe Benrahmai West Ham. Uzuni vazhdon momentin magjik, pasi ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit me gjigantët hungarezë, një lajm shumë i mirë edhe për Kombëtaren, përpara sfidave kualifikuese të nëntorit. (A2 Televizion)