



Aktorja britanike Hayley Atwell është ndarë nga Tom Cruise për t’u lidhur me një producent muzikor, të vetëshpallur pagan.
Sipas tabloidëve britanik, Atwell u nda muajin e kaluar nga aktori amerikan, dhe prej disa javësh është parë nën shoqërinë e Ned Wolfgang Kelly, mes të tjerash edhe në një udhëtim në Disneyland në Kaliforni.
Producenti thotë në biografinë e tij online se prej dhjetë vitesh nuk konsumon më alkool dhe droga, ndërsa e përshkruan veten si një “vegjetarian pagan esëll”. Personat që vetëquhen paganë, besojnë se natyra është e shenjtë, dhe festojnë çdo vit solsticin veror në Stonehenge.
Tom dhe Hayley u ndanë për herë të parë vitin e kaluar, por më pas u raportua se ishin rikthyer bashkë. Ndërsa tani, duket se aktorja e ka mbyllur përfundimisht me të. Ata nisën të takoheshin fillimisht në vitin 2020, kur u takuan në xhirimet e filmit “Mission: Impossible”. (A2 Televizion)