E errët dhe aspak komike, introja e “The Simpsons” në versionin rus

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 17:09 | Lifestyle
E errët dhe aspak komike, introja e “The Simpsons” në

“The Simpsons” është një nga serialet më të famshme në botë që tregon në mënyrë satirike jetën e një familjeje të mesme amerikane.

Ky serial ka 30 vite që transmetohet, duke u bërë jo vetëm më i gjati, por edhe më i dashuri për teleshikuesit.

https://www.youtube.com/watch?v=SR8WWFzrZAg

Kohët e fundit, një artist nga Moska, Lenivko Kvadratjić, krijuesi i kanalit të Youtube me emrin “Lazy Square”, ka rikrijuar intron e famshme të “The Simpsons” në versionin rus.

Videoja ka marrë mbi 2 milionë klikime brenda pak ditësh dhe tregon një version shumë më të errët të familjes së Homer Simpson.

Shikojeni më poshtë: (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=q1u7XZ9c8fI

A2 CNN Livestream

Latest Videos