“Turp i madh”, Lita: Këtë vend s’e mbajti Ramiz Alia me polici, jo më Rama

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 21:22 | Politikë

Gazetari Lavdrim Lita u shpreh se Shqipëria nuk mund të mbahet me policë, pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë dot as Ramiz Alia.

“Baballarët paguajnë taksa te shteti, shteti ua jep policëve për t’u rrahur fëmijët qytetarëve. Kjo është skema që ka ndodhur në Shqipëri. Por, ky vend nuk mbahet me policë. Nuk e ka mbajtur Ramiz Alia me policë, jo ta mbajë Edi Rama. Ta harrojë! Të njëjtat masa mori Orbani dhe Vuçiçi. Unë nuk kuptoj një gjë: këta do na çojnë neve në BE dhe po rrahim të rinjtë që do të gëzojnë Bashkimin Europian”, tha Lita në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Është turp i madh. Nëpër komisariate kanë qenë të atashuara ambulanca që merrnin fëmijë dhe i dërgonin direkt në spital sepse i kishin masakruar në dajak. Merrni kamerat e komisariatit 2 dhe shikoni fëmijët si dalin me barrela për të shkuar në spital. Të vlerësohen ambulancat që kanë shkuar në spital. E gjithë Tirana ka parë se çfarë është bërë. Problematikat janë ku nuk mban më dhe Edi Rama po e trajton si çështje të rendit publik, por nuk është e tillë”, shtoi Lita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos