Nga studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, aktivisti dhe kreu i degës së PD-së në Krujë, Aulon Kalaja i ka bërë thirrje kryebashkiakut Erjon Veliaj që të organizojë urgjentisht revoltën në burgun e Fierit kundër Edi Ramës. Sipas tij ka pasur tentativa që të burgosurit të dalin në protestë, ndërsa gardianët, theksoi ai, kanë çuar pajimet e magazinave në protestë.
“I bëj thirrje nga kjo studio Erjon Veliajt; organizo revoltën nga burgu i Fierit sa më urgjentisht. Duhet të dalin. Ka pasur tentativa që të burgosurit të dalin në protestë. Është në kohë se është kundër Edi Ramës në këto momente. Ka kredon politike, e ka edhe personale. Dhe nga burgu i Fierit mund të shkojë efekt domino. Sipas informacioneve që kam unë, që gardianët e burgut kanë zbrazur magazinat e burgjeve dhe pajimet i kanë çuar në protestë”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Për Aulon Kalanë transferimi i kryebashkiakut Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierti ëhstë një hakmarrje politike e Ramës, pasi foli për protestat studentore në Serbi dhe rrëzimin e Vuçiçit.
“Doli Veliaj e foli për protestën, se iu drejtua Ramës, e pe çfarë i bënë? E nxorën për leckash nga burgu i Durrësit e çuan në Fier. Është hakmarrje. Ndaj çunave të vegjël paguan 2500 euro për të thyer kockat, ndaj Veliajt e nxori nga qelia e çoi në burgun e Fierit”, tha Kalaja.
(A2 Televizion)