“ANTIFA në krye të protestës”, Basha: Ka grupe WhatsApp ku përcaktohet çdo lëvizje

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 21:21 | Aktualitet

“Pas protestës së shqiptarëve qëndron ANTIFA”. Këtë bindje ndau në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN eksperti i sigurisë Faik Basha, sipas të cilit qarkullojnë manuale në grupet e Whatsapp për mënyrën sesi protestohet, që nga rreshtimi, dhunimi e deri te marrja e medikamenteve të ndihmës së parë apo parullave.

“Sot nuk dallojmë dot kemi të bëjmë me një shumicë apo një grup të paguar, mund të jetë ANTIFA? Unë e besoj që është ANTIFA. E dini ju që qarkullojnë manuale në grupet Whatsapp për mënyrën si do të protestohet, si do të dhunohet? Kush është grupi që do të dhunojë, kush është ekipi që do të ndihmojë? Kush është ekipi që do t’i ushqejë, cilat veshje do të mbahen? Cilat medikamente do merren për ndihmën e parë? Cili është formacioni i rreshtimit, cilat janë parrullat që do thuhen?”, tha Basha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai përsëriti se ky formacion është i ngjashëm me ato në Francë e Itali, por këtu futi edhe ndikimin e opozitës.

“Për sa kohë ky formacion është i ngjashëm me ato në Francë e Itali dhe ato që janë bërë në amerikë që sot kanë dalë organizatë terroriste e brendshme unë mendoj që ka ndikim të kësaj natyre, këtu është edhe opozita”.

Sipas tij që nga dita e parë e protestës së flamengove dhe deri më sot e vetmja kërkesë e panegociueshme është dorëheqja e kryeministrit Rama, për të cilin tha se nuk dorëhiqet përmes dhunës dhe imponimit por përmes votës.

“Që prej ditës së parë, 1 qershor që ka filluar protesta e flamengove me disa raste ku ka qenë ndonjë provë gjenerale për të parë si do qaset kjo protestë e dhunshme dhe deri në ditët e sotme ku ekmi parë një grumbull ka patur një kërkesë të vetme dhe ajo ishte politike; dorëheqja e kryeministrit në mënyrë të panegociueshme. Nuk arrihet dorëheqja nëpërmjet dhunës dhe imponimit. Nëse shumica e shqiptarëve mendojnë se e ka humbur besimin, ose duhet të bashkangjiten me partitë që janë në tregun polit kos etë krijojnë një formacion e të përballen në zgjedhje. Në momentin që PS humb besimin e shumicën kanë të drejtë ta ndërtojnë Shqipërinë sipas vizionit të tyre; me maska me molotovë e gurë të shëtisin gjithë Shqipërinë. Është e drejta e shumicës të vendosë si do ecë Shqipëria”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos