E frikshme, çifti bie nga ballkoni ndërsa ziheshin

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 20:43 | Bota

Një video e frikshme dhe dramatike vjen nga Rusia, ku një çift që po ziheshin në ballkonin e katit të dytë të ndërtesës u ranë prej aty pas prishjes së kangjellave duke u përplasur në trotuar.

Videoja tregon Olga Volkova dhe Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, që shfaqen duke u zënë në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tyre në Shën Petersburg.

Në pamjet e kapura nga një kalimtar, çifti bie papritmas përplaset me hekurat e ballkonit që mendohet të kenë qenë të vjetra për të rënë në rrugë. Fatmirësisht të dy mbijetuan nga kjo rënie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos