
A2 ka siguruar detaje nga dosja e SPAK-ut për komisionerët e Shijakut, ku janë zbardhur bisedat telefonike mes Shpëtim Markut dhe Altin Avdylit.
Në dosje thuhet se nga transkriptimi i bisedave telefonike të bëra nga shtetasi Shpëtim Marku me shtetasin Altin Avdyli kanë rezultuar të dhëna se shtetasi Shpëtim Marku ka votuar për babanë e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-s.
“Kismet Zotit se nuk dalim me humbje shumë jo se do fitojmë ma merr mendja. E hudha votën e plakut që o në Itali, kta gjaku im e miqtë e mi, ça janë këta”, thuhet ndër të tjera në transkriptimin e bisedave telefonike. (A2 Televizion)