Gjenerali mjek emërohet nga Meta si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 19:07 | Aktualitet
Gjenerali mjek emërohet nga Meta si shef i Shtabit të

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot gjeneral major Rushit Begajn si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Begaj, që gradën e gjeneral majorit e kishte marrë më 3 korrik, mbante deri më tani detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë, Begaj është i pari mjek që arrin majën e hierarkisë ushtarake.

Ai ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989, dhe më pas është specializuar në vend dhe jashtë në mjekësinë ushtarake, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit Ushtarak në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos