“E ka shpëtuar një polic”, shkrimtari Salman Rushdie i mbijeton sulmit

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 20:39 | Bota
“E ka shpëtuar një polic”, shkrimtari Salman Rushdie i

Governatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka deklaruar se shkrimtari britanik me origjinë indiane, që prej rreth dy dekadave jeton në Shtetet e Bashkuara, i ka mbijetuar një atentati teksa ndodhej në një konferencë.

Shkrimtari 75 vjeçar, i njohur për ”Vargjet Djallëzore”, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

https://a2news.com/2022/08/12/sulm-me-thike-ne-nju-jork-plagoset-shkrimtari-i-njohur/

Sipas guvernatores, shpëtimtari i tij ishte një polic i cili arriti të bllokojë autorin e sulmit, një person që vishte një maskë të zezë, dhe që është bllokuar nga forcat e rendit, edhe pse identiteti i të cilit mbetet ende i paqartë.

Sipas burimeve, fituesi i çmimit Booker Prize është goditur me grushte dhe të paktën 10 goditje me thikë, njëra prej të cilave në qafë, e cila ka shkaktuar edhe dëmet më të mëdha dhe gjakderdhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos