
Policia kufitare në Rinas ka proceduar dy shtetas nga Libia, pasi janë kapur me një sasi prej 94 mijë dollarësh të padeklaruara.
Gjate kontrollit fizik, në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumen prej 45.900 dollarësh amerikanë.
Ndërsa shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan shumën prej 48.100 dollarësh amerikanë.
Në vijim të veprimeve, shtetasit libianë K.A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". (A2 Televizion)