E kërkon Real Madrid, Tottenham vendos çmimin 250 milionë euro

Nga A2 CNN
9 Janar 2019, 12:30 | Futboll
E kërkon Real Madrid, Tottenham vendos çmimin 250 milionë euro

Tottenham njihet si një klub që nuk i shet lehtë lojtarët e vet, edhe në ditët e vështira, e jo më këtë sezon ku lufton për titullin kampion, duke u renditur momentalisht në vend te tretë në klasifikim.

Por këtë herë, klubi londinez duket se e ka dalë jashtë çdo parashikimi, duke vendosur një çmim marramendës prej 250 milionë eurosh për mesfushorin Christian Eriksen, për të cilin interesohet Real Madrid.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, klubi spanjoll po shpresonte të mbyllte marrëveshjen për një shifër rreth 111 milionë euro, duke konsideruar se danezit i kanë mbetur 18 muaj në kontratë me Tottenham, ndërsa ka qenë vetë trajneri Mauricio Pochettino i cili ka thënë se lojtari mund të largohet nëse e dëshiron këtë.

Por kjo nuk e ka penguar shefin e Spurs, Daniel Levy, që të vendosë çmimin stratosferik, të cilin Reali nuk është kurrsesi i gatshëm të paguajë. Edhe Bayern Munchen është i interesuar për Eriksen, por ai do të largohej vetëm për të luajtur me Realin ose Barcelonën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos