
Barcelona është detyruar që t’i paguajë rreth 8 milionë euro brazilianit Matheus Fernandes, pasi e largoi me një email nga ekipi.
Fernandes ka luajtur vetëm 17 minuta me katalanasit sezonin e kaluar, por paditi klubin për faktin se e largoi në mënyrë të papërshtatshme si edhe për faktin se nuk e prezantoi me ceremoni kur e bleu në janar të vitit 2020.
Mesfushori 24-vjeçar kërkoi nga Barcelona 15 milionë euro dëmshpërblim, por gjykata vendosi për gati gjysmën e kësaj shifre.
“Isha në shtëpi, po bëhesha gati që të dilja me gruan dhe mora një mesazh ku më pyetën nëse kisha të njëjtën adresë email-i. U thashë po dhe pas pak minutash, më erdhi njoftimi që më ishte mbyllur kontrata. As më përshëndetën me një mirupafshim. Nuk më trajtuan kurrë si futbollist”, deklaronte Matheus Fernandes. (A2 Televizion)